Knaqnu.Com – Portali Komunikues tani me risi dhe informacione te ndryshme RSS

Microsoft lëshon aplikacionin Live Messenger për iPhone

  • admin
    postuar nga admin Komento i Pari
    Postuar me: June 21, 2010
    Gjiganti i softuerëve Microsoft sot ka postuar aplikacionin e saj të dytë më të madh për iPhone, në formë të Windows Live Messenger (i cili ofrohet falas në App Store).

    Shkarkimi i këtij aplikacionin mundëson që të shkruajmë mesazheve të menjëhershme në Windows Live, i cili përveç tjerash integrohet ngushtë edhe me rrjetet tjera sociale. Ky aplikacion gjithashtu flet me kontaktet e Yahoo Messenger, nxjerr më të rejat e statusit nga Facebook, Flickr dhe MySpace.

    Aplikacioni i Microsoft, i cili është vendosur në produktin më të famshëm të rivalit Apple është konsideruar si një qendër e rrjeteve sociale dhe lejon ngarkimet e fotografive me komentim dhe shpërndarje.

    Përdoruesit e Hotmail mund të kontrollojnë e-mailin e tyre drejtpërdrejt nga aplikacioni bashkë me lajmërimet e mesazheve të reja. Messenger duhet të punojë me të gjitha pajisjet iOS, duke përfshirë edhe me sistemin më të ri operativ të Apple, iOS 4. / foto: msbl

Advertisement

Shkruaj Koment

אורן יומטוב