Knaqnu.Com – Portali Komunikues tani me risi dhe informacione te ndryshme RSS

Dy milionë euro derdhen në rrugë

  • admin
    postuar nga admin Komento i Pari
    Postuar me: July 8, 2010
    Shoferët që rastisën prapa kamioni i cili po transportonte para, në një autostradë të Italisë, me siguri menduan se fituan jack-potin kur panë miliona euro të shpërndara nëpër rrugë.

    Kamionit, i cili transportonte dy milionë euro në monedha prej një dhe dy euro papritmas i plasi goma, goditi rrethojën mbrojtëse, e më pas ranë edhe kutitë me para, ku rreth dy milionë euro u shkapërderdhën nëpër rrugë në afërsi të qytetit Foggia të Italisë.

    Shoferët menjëherë dolën nga kamioni për t’i grumbulluar paratë, por ishte e pamundur.

    Njerëzit si të çmendur vraponin nga automobilat për t’i mbledhur paratë, para se policia të grumbullonte së paku 10.000 euro.

    Policia italiane luti njerëzit që të kthejnë paratë e marra, shkruan BBC. Kamioni i përkiste një firme sigurimi e cila transportonte para nga Casena në Bari.

Advertisement

Shkruaj Koment

אורן יומטוב