Knaqnu.Com – Portali Komunikues tani me risi dhe informacione te ndryshme RSS

Elvana, në albumin e ri duet me Florin?

  • admin
    postuar nga admin Komento i Pari
    Postuar me: July 31, 2010
    Elvana Gjata së fundmi ka realizuar videoklipin e këngës “A ke ti zemër”, e cila shumë shpejtë është shndërruar në një hit, ndërsa këngëtarja paralajmëron tre hite të reja dhe daljen e albumit të ri.

    Në një intervistë për SH2, Elvana thotë se është ndier shumë mirë që publiku e përvetësoi menjëherë këtë këngë, ndërsa ka falënderuar Entermedian për realizimin e videos.

    “U bënë tre vjet që punoj me dashuri për albumin e ri që del shumë shpejt. Janë realizuar dhe tre video të reja që presin të lansohen bashkë me këngët përkatëse. Për dy javë një tjetër hit i ri do publikohet në video, kënga është prodhim i Florit dhe videoja po nga Entermedia. Një surprizë shumë e bukur!”, ka thënë Elvana.

    E pyetur për mundësinë e realizmit të një dueti me Flori Mumajesin, i cili qëndron prapa suksesit të Elvanës, këngëtarja u përgjigj: “Në një farë mënyre bashkëpunimi i gjithë këtyre viteve ka qenë një duet shumë i bukur dhe profesional me Florin. Ne jemi pjesë e një suksesi të përbashkët dhe mbase ka ardhur vërtet momenti… po kush tha që nuk kemi një surprizë të tillë në albumin e ri…”.

Advertisement

Shkruaj Koment

אורן יומטוב