Knaqnu.Com – Portali Komunikues tani me risi dhe informacione te ndryshme RSS

Oktapodi Paul pensionohet nga parashikimet

  • admin
    postuar nga admin Komento i Pari
    Postuar me: July 13, 2010
    Oktapodi Paul nga akuariumi i madh i qytetit gjerman Oberhausen, i cili u bë i famshëm pas parashikimeve të sakta të rezultateve të Kampionatit Botëror që sapo përfundoi, do të shkojë në pensionin e merituar- kanë njoftuar përfaqësuesit e akuariumit.

    Mediat gjermane bëjnë të ditur se Paul, i cili ka dy vjet e gjysmë, do ta bëjë atë që e do më së shumti- lojën me fëmijët.

    Përgjegjësit e akuariumit në Oberhausen, i cili është bërë atraksion i madh falë prognozave të jashtëzakonshme të Paulit, thonë se oktapodi i famshëm nuk do të shitet në asnjë mënyrë, pavarësisht ofertave nga Spanja.

    Paul ka parashikuar të gjitha rezultatet e përfaqësueses së Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, duke përfshirë edhe humbjet nga Serbia dhe Spanja, ndërsa po ashtu parashikoi në mënyrë të saktë se Spanja do të dalë fitues i finales së Kampionatit Botëror që u zhvillua të dielën në Johanesburg.

Advertisement

Shkruaj Koment

אורן יומטוב