Knaqnu.Com – Portali Komunikues tani me risi dhe informacione te ndryshme RSS

Ronaldo emëron foshnjën me emrin e tij

  • admin
    postuar nga admin Komento i Pari
    Postuar me: July 8, 2010
    Cristiano Ronaldo e ka emëruar djalin e tij të porsalindur me emrin e tij, bën të ditur motra e futbollistit.

    Portugezi 25-vjeçar së fundi zbuloi se ai është bërë baba dhe se identiteti i nënës së foshnjës do të mbetet ‘konfidencial’. Tash motra e tij Katia ka zbuluar se familja kurrë nuk është takuar me nënën e foshnjës.

    “Foshnja është në shtëpinë tonë këtu në Algarve. Ne kujdesemi për të derisa Cristiano është në Madrid. Ai e ka quajtur Cristiano Ronaldo. Po, Cristiano e ka zgjedhur emrin, por ne e pëlqejmë atë. Ne nuk e njohim nënën, ne kurrë nuk e kemi takuar atë”, ka thënë motra e Ronaldo.

    E pyetur për të dashurën e Ronaldos, modelen ruse Irina Shayk, motra e tij ka thënë: “Ajo duket shumë e mirë. Nuk mendoj se është me të për shkak të parave”.

Advertisement

Shkruaj Koment

אורן יומטוב