Rusja i shpëtoi rënies nga aeroplani në lartësinë 800 metra
-

Rusja 19-vjeçare për mrekulli i mbijetoi rënies nga aeroplani në lartësinë 800 metra pasi që parashuta e saj u ngujua dhe nuk u hap, njoftuan mediat të mërkurën. Julija Jevdokimenko, studentja e re nga rajoni Tjumen i Sibirit, ra në moçalin e thellë 60 centimetra, theu disa kocka dhe mbijetoi. Pasi theu këmbët duhet të qëndrojë së paku një muaj në spital.
“Ajo është fëmijë me fat”, tha mjeku Pjotre Bastrakov. Për Julian kjo ishte hedhja e parë me parashutë për të cilën kishte ëndërruar gjatë.
“Ky ka qenë lëshimi im i parë por edhe i fundit me parashutë”, deklaroi Julia për përvojën e saj si parashutiste.
Shkruaj Koment











