Gjiganti i softuerëve Microsoft sot ka postuar aplikacionin e saj të dytë më të madh për iPhone, në formë të Windows Live Messenger (i cili ofrohet falas në App Store).
Shfletuesi Chrome i kompanisë Google po vazhdon të marrë pjesë të rëndësishme të tregut të shfletuesve online, pa asnjë problem. Chrome është ngjitur për 0.3 për qind më lart, thuhet në raportin e Net Applications e cila përcjell përdorimin e shfletuesve të ndryshëm të internetit, në rrjetet e uebfaqeve.