Knaqnu.Com – Portali Komunikues tani me risi dhe informacione te ndryshme RSS

Barcoleta

  • E meta

    Bisedojnë dy shokë për një vajzë:
    Pse të gjithë vrapojnë pas asaj vajze?
    Për shkak të së metës që ka në të folur.
    Pse çfarë të mete në të folur ka?
    Nuk di të thotë “Jo”!

    Përralla

    Zgjohet fëmija në orën katër të mëngjesit dhe e lut nënën t’i tregojë përralla, ndërsa nëna i thotë:
    Prit shpirt, tash vjen babi e na tregon të dyve përralla.

    Statistikat

    Duke lexuar gazetën shoku i thotë shokut të tij. A e di ti se sipas statistikave sa hap e mbyll gojën 10 veta vdesin në planet?!
    Shoku ia kthen: ”A ke provuar ndonjëherë me i la dhëmbët?”

    Halloween

    Çka është nata e shtrigave (Halloween-i)?
    Është si Dita e grave, veç që festohet natën!

    Rryma

    Takohen dy bionde edhe bisedojnë për ndaljen e rrymës. Thotë e para: Unë qëllova në lift edhe dy orë kam mbetur e ngujuar brenda në terr!
    Kjo nuk është asgjë, thotë tjetra, unë dy orë kam mbet në shkallët lëvizëse.

    Në provim

    Profesori pyet studentin:
    Pse jeni në siklet. A keni frikë nga pyetjet e mia?
    Jo profesor, por nga përgjigjet e mia.

    Oxhakpastruesi

    Bisedojnë dy bionde:
    ”A dëgjove mori që oxhakpastruesin tonë e ka shkel vetura?”
    ”Tmerr! Njeri më nuk është i sigurt as në kulm”

    Zgjidhja

    Marinari lajmëron kapitenin:
    Kapiten, nën kabinë është hapur një vrimë!
    Edhe çka?
    Uji po hyn në anije.
    “S’ka nevojë për panik, hape edhe një vrimë tjetër të dalë uji jashtë.

    Shtrati

    Çfarë po ndodhë me ty? – e pyet shoku shokun të cilin e takoi në rrugë.
    Pse po e bartë shtratin në shpinë?
    Më duhet, mjeku më ka urdhëruar të mos e lëshoj shtratin shtatë ditë.

    se shpejti tjera barcoleta…

אורן יומטוב